ACIDI NITRIK


ACIDI NITRIK
✤ (HNQ3). Lëng pa ngjyrë, me erë të rëndë që të mbyt, gërryes, acid i fortë. Përdoret gjerësisht në prodhimin e lëndëve organike ngjyrosëse e farmaceutike, të plehrave kimike, të lëndëve shpërthyese etj. Prodhohet në uzinën «Gogo JS!ushi» _Fier (shih), në tpajtën e A. N. të holluar që përmban 53% HN0j, nga oksidimi i amoniakut në presion të mesëm në prani të -mjë katalizatori prej rrjete platini dhe platin-rodiumi. A. N. i përftuar përdoret po aty për të prodhuar nitrat amoniumi. Në Kombinatin kimiko-metalurgjik të Laçit një sasi e A. N. të holluar përpunohet më tej në prani të acidit sulfurik të përqendruar deri në produkt që përmban mbi 98% HNOs, i cili përdoret si lëndë fillestare për prodhimin e nitrokomponimeve.

(Dh. II.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Acidi Nitrik


[cite]