AFTA EPIZOOTIKE


AFTA EPIZOOTIKE
✤ (Aphtae epizooticae). Sëmundje ngjitëse virale e dythundrakëve (gjedhit, dhenve, derrave). Në raste të rralla prek edhe njeriun. A. E. ndeshet ende në mjaft vende të botës. Në Shqipëri ka shpërthyer disa herë. Me xnasat parandaluese që janë marrë dhe me ngritjen e përgjithshme të shërbimit veterinar pas Çlirimit, pas vitit 1959 nuk është diktuar më. Sëmundja shfaqet me zhvillimin e mëshikzave, kryesisht në mukozën e gojës, në lëkurën e gjirit e në hapësirën midis dy thundrave. Shkakton dëme të mëdha, sepse gjatë sëmunajes ulet shumë prodhimtaria e kafshëve. Për ndalimin e hyrjes së sëmundjeve nga jashtë zhatohen masat e përcaktuara sipas ligjit veterinar. Kur shfaqet sëmundja vendoset karantina, njëkohësisht bëhet vaksinimi në tufat e sbëndosha. Kafshëve të sëmura u mjekohen plagët, u jepen kardiotonikë e në raste ndërlikimesh dhe antibiotikë.

(Z. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Afta Epizootike


[cite]