AGIMI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (VP), në fushën që shtrihet deri në Adriatik. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Adriatiku. Havaleasi, Hasturkasi, Metaj, Ndërnënasi (shih), popullsia gjithsej 3880. A. njihet si vendbanim që në mes të shek. XVIII. Emri i mëparshëm ishte Çiflig Grëm. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Koiektivizimi i bujqësisë u bë më 1953. Me grumbullimin e shtëpive u kthyen në toka buke trojet e fshatrave të vegjël Rustamas dhe Rosamënj. Më 1976 u ngrit KTL. Ka drejtim kryesor -drithërat e bukës, bimët industriale, fasulet. Vi~ jojnë punimet për shkripëzimin e tokave buzë detit. Po përfundon impianti shihedhës me elektropompa me aftësi ujitëse 600 ha, i pari i këtij lloji në vend. A. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muzeun, qendër shëndetësore, shtëpinë e lindjes, rrjetin tregtar e komunal. Elektrifikimi i fshatit A. u përfundua më 25.10.1970 dhe shënoi përfundimin e elektrifikimit të gjithë vendit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Agimi


[cite]