AIPA
✤ (Azienda Italiana Petroli Albania, Ndërmarrja italiane e naftës shqiptare). Shoqëri kapitaliste koncesionare që veproi për shfrytëzimin ekonomik të Shqipërisë. U krijua me kapital shtetëror italian më 1925 si filiale e AGIP (shih) për zbulimin dhe shfrytëzimin e naftës, menjëherë pas marrjes në koncesione nga qeveria fashiste e Bomës e një zone të gjerë në Shqipëri për kërkimin e naftës. Zhvilloi veprimtari relativisht të gjerë dhe arriti të zbulojë pellgun naftëmbajtës të Kuçovës. Bëri investime për ndërtimin e naftësjellësit Kuçovë-Vlorë. AIPA e eksportoi naftën shqiptare në Itali. Kundër saj Shoqëria «Puna» (shih) organizoi më 1936 një grevë të madhe të punëtorëve. Gjatë pushtimit fashist italian veprimtaria e saj për nxjerrjen e naftës u zgjerua (shih: Industria e Naftës). Pas Çlirimit në kuadrin e shndërrimeve revolucionare që u kryen në Shqipëri, AIPA u shtetëzua (dhjetor 1945).

(I. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aipa


[cite]