AKSIONI I SELENICËS


AKSIONI I SELENICËS
✤ (21.2.1943). Një nga aksionet më të rëndësishme për të penguar shfrytëzimin e minierave shqiptare nga fashistët italianë. Në aksion morën pjesë çeta partizane «Plakë» e Vlorës dhe çeta partizane «Plakë» e Mallakastrës nën drejtimin e Hysni Kapos (shih). Natën e 21 shkurtit 1943 partizanët prenë ndërUdhjen Selenicë-Vlorë dhe asgjësuan rojat e minierës. Toga e karabinierëve fashistë që ruante minierën u tërhoq duke përfituar nga errësira. Partizanët shkatërruan krejt pajisjet, dogjën ofiçinën, depot etj. dhe morën me vete pushkët, lëndët plasëse, sasi të mëdha drithi. Miniera e Selenicës mbeti pa u shfrytëzuar për një periudhë të gjatë kohe.

(M.Il.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aksioni I Selenicës


[cite]