ALEANCA E KLASËS PUNËTORE ME FSHATARËSINË PUNONJËSE


ALEANCA E KLASËS PUNËTORE ME FSHATARËSINË PUNONJËSE
✤ Lidhje e klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse që lind e forcohet si domosdoshmëri objektive për zhvillimin me sukses të luftërave revolucionare nacionalçlirimtare, të revolucionit soeialist dhe të ndërtimit të socializmit, parimi më i lartë i diktaturës së proletariatit. Në Shqipëri kjo aleancë u vu në themel të bashkimit të popullit shqiptar në Frontin Nacionalçlirimtar (shih) gjatë Luftës ANÇ nën udhëheqjen e klasës punëtore e të Partisë së saj Komuniste që ishte forca udhëheqëse dhe e vetmja parti politike në krye të Frontit. Për kushtet e vendit tonë, ku klasa punëtore ishte e vogël në numër dhe fshatarësia punonjëse përbënte shumicën dërrmuese të popullsisë, tërheqja e saj në luftë nën udhëheqjen e klasës punëtore dhe të Partisë së saj revolucionare, u bë faktori vendiintar që përcaktoi fatin e luftës e të revolucionit popullor. Lidhjet e fshatarësisë me klasën punëtore, në kuadrin e Frontit NÇ, ishin lidhje të çelikta, të pathyeshme të ndërtuara sipas mësimeve të marksizëm-leninizmit mbi bazën e programit të PKSH, i cili parashikonte realizimin e aspiratave më të thella të fshatarësisë: çlirimin kombëtar dhe shoqëror, zgjidhjen në mënyrë përfundimtare të probiemit agrar.

Pas Çlirimit të vendit aleanca u thellua më tej. Ajo mbështetej në interesin e përbashkët të të dyja klasave për ruajtjen e pavarësisë dhe të fitoreve të revolucionit popullor, për mbrojtjen e forcimin e pushtetit popullor, i eili shprehte jo vetëm interesat e klasës punëtore, por edhe të fshatarësisë punonjëse; për kryerjen e shndërrimeve rrënjësore revolucionare dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Kryerja e Reformës Agrare (shih) që ishte shndërrimi më i madh demokratik në interes të fshatarësisë, e forcoi mbi baza ekonomike këtë aleancë.

Kjo aleancë u forcua më tej në vitet e shndërrimeve të thella revolucionare për ndërtimin e bazës ekonomike të socializmit nëpërmjet një lufte të ashpër klasore, veçanërisht kundër elementëve kapitalistë të fshatit, kulakëve. Ajo u bë shtylla e unitetit të popullit rreth PPSH në Frontin Demokratik (shih), si vazhdues i drejtpërdrejtë i Frontit NÇ. Me përfundimin e ndërtimit të bazës ekonomike të socializmit që shënoi fitoren e kolektivizim.it socialist të fshatit, aleanca u vu mbi baza të reja. Në këtë proces fshatarësia u shndërrua në një klasë të re, homogjene, të lidhur me marrëdhëniet socialiste në prodhim dhe aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste u bë tipari më karakteristik dhe themelor i strukturës klasore të vendit tonë. Marrëdhëniet midis këtyre dy klasave dallohen si marrëdhënie vëllazërore bashkëpunimi e të ndihmës shoqërore të ndërsjelltë. Kjo aleancë forcohei vazhdimisht mbi bazën e ideologjisë marksiste-leniniste, të interesave të përbashkëta për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste e mbrojtjen e atdheut socialist, nën udhëheqjen e pandarë të PP3H. Ajo forcohet në procesin e realizimeve të mëdha të popullit në të gjitha fushat, të rritjes së nivelit material e kulturor të masave dhe të ngushtimit të dallimeve midis qytetit e fshatit. RPSSH si shtet i diktaturës së proletariatit, mbështetet në unitetin e popullit rreth PPSH dhe ka në themel aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste nën udhëheqjen e klasës punëtore. PPSH lufton për forcimin e vazhdueshëm të kësaj aleance dhe për *të ruajtur kurdoherë karakterin revolucionar të saj si forcë lëvizëse e shoqërisë socialiste.

(M. De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aleanca E Klasës Punëtore Me Fshatarësinë Punonjëse


[cite]