LEZHANL
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (L), në bregun e majtë të Vjosës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat:

Mallkeq, Amonicë, popullsia gjithsej 2100 banorë. L. përmendet si vendbanim i vjetër. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. L. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1963. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, lulediellit, duhanit. Ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Në Mallkeq ka shkollë të mesme bujqësore.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lezhanl


[cite]