LUFTIMET NË MAT E NË DIBËR
✤ (gusht 1943). Tërësia e veprimeve luftarake mësymëse kundër garnizoneve dhe kolonave të armikut të zhvilluara nga forcat partizane të krahinës së Matit e të qarkut të Dibrës. Morën pjesë Ç P dhe forcat vullnetare fshatare të Matit, B P i Dibrës dhe vullnetarë fshatarë të këtij qarku. Ndihmuan edhe Ç P e Krujë-Ishmit, e Dajtit dhe një pjesë e B. P. të Martaneshit.
Komanda e garnizonit italian të Burrelit e kundërshtoi . ultimatumin e forcave partizane, prandaj në orën 2. 30 të datës 1 gusht nisi sulmi. Luftimet më të ashpra u zhvilluan kundër garnizoneve të Burrelit, të Gërmanit (në fushën e Komësisë) dhe të Qafës së Buallit, të cilat u mbajtën të rrethuara. Ndërkaq nisën edhe veprimet luftarake në Dibër, ku më 3 gusht u çarmatos posta e rëndësishme e Zerqanit. Komanda italiane e pushtimit në Shqipëri urdhëroi fillimin e një kundëroperacioni me forca të shumta për zhbllokimin e forcave të veta dhe për të rivendosur gjendjen e mëparshme në Mat e në Dibër. Forcat armike vepruan të ndara në tri kolona, sipas drejtimeve të tyre. Kolona «Veriu» e nisur nga Miloti më 4 gusht arriti në Burrel e Gërman më 5 gusht dhe mundi t’i zhbllokonte garnizonet e rrethuara. Kolona «Jugu» e nisur nga Kruja për në Burrel, u godit në pritat në Qafështamë dhe brenda më pak se 3 orë luftimesh la rreth 150 veta të vrarë e të plagosur, 7 robër dhe shumë material luftarak. Gamizoni i Qafës së Buallit mheti edhe për 20 ditë radhazi i bllokuar, si pasojë e pritës që partizanët e vullnetarët kishin ngritur në lartësitë e Suçit, mhi rrugën Burrel-Dibër. E shqetësuar nga veprimtaria e forcave partizane të UNÇSH në Mat e në Dibër, komanda italiane, në vijim të kundëroperacionit në Mat, vendosi fillimin e kundëroperacionit edhe në Dibër më 18 gusht, por nën goditjet e forcave të batalionit të Dibrës dhe të forcave vullnetare të qarkut, vetëm më 25 gusht armiku mundi të çante në drejtim të Bulqizës, duke zhbllokuar garnizonin e atjeshëm. Në Mat e Dibër goditjet kundër armikut vazhduan pa ndërprerje deri në kapitullimin e Italisë fashiste. Gjatë luftimeve në Mat e në Dihër armiku pati rreth 500 të vrarë e të plagosur dhe iu kapën sasi të mëdha materialesh luftarake. Këto luftime u karakterizuan nga pjesëmarrja e gjerë e vullnetarëve fshatarë, të cilët përbënin shumicën e luftëtarëve; ato patën rëndësi të madhe politike, treguan qartë shtrirjen dhe zgjerimin që kishte marrë Lëvizja ANÇ dhe lufta e armatosur edhe në krahinat e Veriut të Shqipërisë, ato ndihmuan për bashkimin e popullit në Frontin NÇ dhe për demaskimin e parisë tradhtare që ishte vënë në shërbim të armikut.
(P. Ha.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Luftimet Në Mat E Në Dibër