BALLDRENI
✤ Fshat në rrethin e Lezhës. në të djathtë të Drinit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Gocaj, Kakarriq, Mërqia, Rraboshta. Vendbanim i vjetër i fisit ilir të Abrejve. Banorët kanë marrë pjesë aktive në Luftën ANÇ. U çlirua më 23.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. B. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1961. Drejtimi kryesor ekonomik është prodhimi i drithrave, orizit, lulediellit dhe rritja e gjelave të detit. B, ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Balldreni
[cite]