Arrësi
Arrësi
(latinisht: Teucrium chamaedrys, familja labiatae)
Përdorimi:Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e arrësit, i cili është bimë barishtore shumëvjeçare, me gjelbërim të përhershëm, e zakonshme. Lulëzon në maj-korrik. Droga shton oreksin në çrregullimet e stomakut, sekretimin e urinës, nxit prodhimin e tëmthi në mëlçi dhe shëron plagë.
Përgatitja:2-3 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhen në 1 litër ujë të sapovaluar; ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë ½ orë, pastaj lëngu kullohet dhe pihet 3-4 herë në ditë nga 1 filxhan kafeje, para buke. Ruhet në vende të thata deri në 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Franz Xaver – Own work – first upload de.wikipedia 08:02, 8. Sep 2004 Franz Xaver, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=21070
Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Arrësi":
Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/arr%c3%absi
"Arrësi," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018