KAUSTIK(term kimik) Që ka vetinë të gërryejë, të brejë, të djegë a të prishë indet e gjalla; që ka veti gërryese, që bren një lëndë tjetër. Portali — Kimia
KLOR(term kimik) Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë, me ngjyrë të verdhë në të blertë dhe me veti helmuese e dezinfektuese (simboli Cl). Portali — Kimia
KATALIZATOR(term kimik) Lëndë që përdoret për të shpejtuar, për të ngadalësuar ose për të ndryshuar rrjedhën e një reaksioni kimik, por që vetë nuk pëson asnjë ndryshim. Përdorimi i katalizatorëve. Vetitë e katalizatorit. Portali — Kimia
KALLAJ(term kimik) Metal i butë, me ngjyrë të bardhë në të argjendtë, që shkrin lehtë dhe që përdoret zakonisht për të kallajisur enët e për të ngjitur sende prej metali etj. (simboli Sn). Portali — Kimia
KARBOHIDRAT(term kimik) Bashkime organike të përbëra nga karboni, hidrogjeni e oksigjeni, që gjenden me shumicë në natyrë, sidomos në prodhimet bimore, dhe përbëjnë bazën e gjithë veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut, të kafshës e të bimëve. Portali — Kimia
KALCIUM(term kimik) Metal i butë me ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe i shkëlqyeshëm si argjendi, që është përbërës i kryesor i gurëve gëlqerorë (simboli Ca). Portali — Kimia
KAFEINË(term kimik) Lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj. Portali — Kimia