Dydhëmbëshi trepjesësh

  Bimë, Bimë Mjekësore

Dydhëmbëshi trepjesësh

Dydhëmbëshi trepjesësh

(latinisht: Bidentis tripartita L., familja Compositae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e bimës , e cila takohet në toka me lagështi të zonave të ulëta. Bari i mbledhur në kohën e fillimit të lulëzimit të bimës dhe i tharë, shton djersitjen dhe urinimin; përmirëson tretjen; ndikon në normalizimin e metabolizmit. Këshillohet në gurët e veshkave dhe çrregullimet e fshikëzës së urinës, kundër hemorragjive të brendshme etj.

Përgatitja:
2-4 lugë supe me drogë të grimcuar hidhen në një enë cingo ku shtohet 1 l ujë i sapozier. Përmbajtja lihet të qëndrojë 15 minuta në enë të mbuluar me kapak. Pastaj lëngu kullohet; prej këtij lëngu të rriturit mund të pijnë 2-3 gota, kurse fëmijët 2-3 filxhanë në ditë. Në vende të thata droga e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Dydhëmbëshi trepjesësh":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/dydh%c3%abmb%c3%abshi-trepjes%c3%absh
"Dydhëmbëshi trepjesësh," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018