Këputja

  Bimë, Bimë Mjekësore

Këputja

Këputja

(latinisht: Equisetum arvense, familja Equisetaceae)

Përdorimi:
Efektin mjekues e ka pjesa mbitokësore e kërcellit shterp (të verës), e tharë, e këputjes ose e bishtkalit ose hjeksës. Është bimë e zakonshme në vende me lagështi dhe hije, moçale etj. Rrit sekretimin e urinës, ngordh mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje dhe pagë. Ndihmon formimin e e leukociteve, prandaj forcon imunitetin. Përdoret në sëmundje të veshkave, të fshikëzës së urinës, në disa sëmundje të zemrës, në cirrozë hepatike, në formë kompresash dhe banjash për plagët; si gargarë në pezmatimin e bajameve.

Përgatitja:
4 lugë kafeje me drogën pluhur hidhen në enë me ~500 gr ujë. Zihet për 15 minuta. Pihet gjatë ditës. Ruhet në vende të thata deri në 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Sten Porse (Own photo, taken in Jutland.) [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html), CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/) or CC BY-SA 2.5 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5)], via Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Këputja":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/k%c3%abputja
"Këputja," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018