Leonuri i zemrës

  Bimë, Bimë Mjekësore

Leonuri i zemrës

Leonuri i zemrës

(latinisht: Leonurus cardiaca, familja Labiatae)

Përdorimi:
Si drogë përdoret pjesa mbitokësore, e lulëzuar dhe e tharë e leonurit të zemrës (ose bishti i luanit). Është bimë me përhapje të rrallë nga zona e ulët në atë sub-alpine. Është 3-4 herë më i efektshëm se rrënja e valerianës dhe ka veti kardiotonike, hipotonike dhe qetësuese. Duhet të përdoret sipas këshillës dhe mbikëqyrjes së mjekut. Këshillohet në rrahje të forta të zemrës, në shtrëngimin e saj, në ngacmime nervore, në raste lëkundjeje, rritjeje të tensionit të gjakut, në çrregullime të menopauzës dhe të urinimit; në angina pectoris.

Përgatitja:
2 lugë çaji me bar të grimcuar hidhen në 1 filxhan çaji ujë të sapozier, ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet ½ ore në qetësi. Lëngu kullohet dhe pihet. Merret 1 dozë e tillë në ditë.
Mund të përdoret edhe në formë pluhuri nga 1-2 lugë kafeje në ditë. Ruhet për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Leonuri i zemrës":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/leonuri-i-zemr%c3%abs
"Leonuri i zemrës," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018