Mështekna

  Bimë, Bimë Mjekësore

Mështekna

Mështekna

(latinisht: Betula verrucosa, familja Betulaseae)

Përdorimi:
Si drogë shërbejnë gjethet dhe sythet e thara të mështeknës ose krahjetës. Bima takohet në veri të vendit, në zonën e ahut. Përdoret si diuretike; në albuminuri; në gurët e veshkave, në reumatizëm, në gutë; në dhembje të kyçeve; në sëmundje të mëlçisë etj.

Përgatitja:
2-3 lugë çaji me drogë hidhen në 1 gotë ujë të sapozier. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet. Nëse shtojmë një majë thike me sodë buke efekti i çajit shtohet. Pihen 2 doza të tilla në ditë. Droga e ruan veprimin deri në 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Percita at Flickr – Flickr, CC BY-SA 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=5986991


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Mështekna":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/m%c3%abshtekna-2
"Mështekna," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018