Mendra e butë

  Bimë, Bimë Mjekësore

Mendra e butë

Mendra e butë

(latinisht: Mentha piperita, familja Labiatae)

Përdorimi:
Gjethet e thara të dhiozmës, ose mendrës së butë shërbejnë si drogë. Përdoret për qetësimin e sistemit nervor, për largimin e gazrave të zorrëve, kundër diarresë, për nxitjen e zbrazjes së fshikëzës së tëmthit, kundër marrjes së mendjes etj.

Përgatitja:
Një lugë supe me mendër hidhet në 2 gota me ujë të sapovaluar. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 5-10 minuta duke e tundur herë pas here. Gjatë ditës pihen 2-3 doza të tilla. Droga e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Sten Porse – Self-published work Sten Porse, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=73093


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Mendra e butë":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/mendra-e-but%c3%ab
"Mendra e butë," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018