Nejça e përdredhur

  Bimë, Bimë Mjekësore

Nejça e përdredhur

Nejça e përdredhur

(latinisht: Polygonum bistorta, familja Poligonaceae)

Përdorimi:
Rizomat e thara të bimës përdoren si drogë. Bima rritet në livadhe me lagështi në zonën subalpine. Përdoret kundër diarresë. Ka shumë tanine, aq sa lëvorja e dushkut, frytet e boronicës. Shërben si mjet rrudhës dhe jargëzues në pezmatimet e zorrëve; në formë gargare në pezmatimet e zgavrës së gojës dhe të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Përgatitja:
1-2 lugë çaji me drogë hidhen në ½ gotë ujë të sapozier. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 30 minuta; lëngu kullohet dhe pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë deri në normalizimin e gjendjes. Droga e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Jerzy Opioła [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Nejça e përdredhur":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/nej%c3%a7a-e-p%c3%abrdredhur
"Nejça e përdredhur," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018