Parietarja mjekësore

  Bimë, Bimë Mjekësore

Parietarja mjekësore

Parietarja mjekësore

(latinisht: Parietaria officinalis, familja Urticaceae)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore, e lulëzuar e tharë e bimës (emër tjetër karafilegjen) shërben si drogë. Është bimë e zakonshme nëpër mure, gjerdhe. Lulëzon në pranverë-vjeshtë. Droga ka veti të theksuara diuretike; veti zbutëse dhe cikatrizuese. Përdoret si diuretik në gurët e fshikëzës, rërës, në nefri, cistit etj. Në formë llapaje përdoret për mjekimin e plagëve dhe gjinjve të plasaritur.

Përgatitja:
1 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhet në 1 gotë ujë të sapozier; mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta duke e përzier herë pas here. Lëngu kullohet dhe pihet. Merren 3 doza të tilla në ditë.
Për mjekimin e plagëve dhe të gjinjve merren 2 grushta me gjethe të njoma të bimës dhe zihen me një gotë qumësht derisa të avullojë lëngu. Mbetja shtypet, mbështillet me napë dhe vihet mbi plagë. Mjekimi bëhet 2 herë në ditë. Droga ruhet deri në 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Stefan.lefnaer [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Parietarja mjekësore":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/parietarja-mjek%c3%absore
"Parietarja mjekësore," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018