RAJA
✤ Emër për popullsinë jomyslimane në vendet e nënshtruara me forcë në fillim të pushtimeve osmane dhe më pas për gjithë popullsinë fshatare të krishterë e myslimanë, të nënshtruar në sistemin e timarit (shih). Robërimi i fshatarëve R. u ligjërua që në shek. XVI me kanun nametë e sulltan Sulejmanit. Vartësia e fshatarit shfaqej në trajtën e detyrimit ekonomili dhe joekonomik. Si detyrim ekonomik fshatarët R. paguanin një varg taksash në natyrë e në të holla, një pjesë e të cilave shkonte si rentë qendrore në thesarin e shtetit dhe tjetra si rentë personale në dobi të spahiut. R. e krishterë duhej të paguante për më tepër edhe taksa diskriminuese, si p.sh. xhizja (shih). Detyrimi joekonomik buronte nga pushteti personal që kishte mbi R. spahiu, si pjesëtar i klasës sunduese feudale osmane. Spahiu ndër të tjera kishte të drejtën ta kthente R. me forcë në timar po të ikte pa leje, shprehje kjo e lidhjes së R. pas tokës. Spahiu nuk kishte ’ të drejtën e gjyqit mbi R. e timarit të vet, ndonëse pa lejen e spahiut a pa pagesa të veçanta për të R. nuk mund të martohej e as të trashëgonte gjë.
(P. Th.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Raja
[cite]