SARANDA
✤ Qytet në Shqipërinë JP buze detit Jon, port detar dhe qendër rrethi. Popullsia 12000 banorë.
Përmendet për herë të parë si port me emrin antik Onhezmi në shek. I p.e,r, shërbente si liman për kalimin nga Ëpiri në gadishullin italik; era JL e përshtatshme për këtë lundrim njihej me emrin Onhezmit. Vendbanimi i vogël filloi të marrë tipare qytetare nga mesi i shek. I p.e.r.. Zhvillimin më të madh e pati në shek. II-III e.r. Kësaj periudhe i përkasin dhe disa rrënoja buzë detit. Në shek. IV qyteti ritërhiqet rreth bërthamës së parë dhe rrethohet me mure mbrojtëse 2m të trashë, duke mbyllur një sipërfaqe prej 5 ha. Brenda kështjellës në trajtë gjysmërrethi, të përforcuar me kulla, gërmimet arkeologjike kanë zbuluar rrënoja banesash, sterrash dhe një bazilikë paleokristiane të shek. V-VI, dyshemeja e së cilës ishte shtruar me një mozaik të bukur shumëngjyrësh. Në një sërë aktesh kishtare të v. 414-516 përmendet si seli peshkopësh dhe si qytet. Në udhërrëfyesin e Hieroklit të shek. VI del me emrin Anhiazmi si njëri nga 12 qytetet e provincës së Epirit të Vjetër. Shërbente si skelë e Foinikes (shih Finiqi). Gjatë mesjetës nuk përmendet më në burimet e shkruara. Muri rrethues i epokës bizantine në pjesën P të qytetit të sotëm, rrënojat e një manastiri paleokristian mesjetar me emrin Ajii Saranda (Dyzet shënjtorët) që ngrihet në shpatin e malit mbi S. dhe ndërtimi në fund të shek. XVIfillimi i shek. XVII i kalasë së Lëkurësit në JL të qytetit, tregojnë se Onhezmi i lashtë, ndonëse në rënie, ka vazhduar me emra të tjerë. Emri «Sarandë» hyri në përdorim të gjerë kryesisht në fillim të shek. tonë, madje deri në vitet 30 nga banorët e zonës përreth quhej thjesht «Skelë». Më 1876 këtu ishte nëpunës dogane Naim Frashëri. Më 1878 S. u dogj dhe u shkatërrua nga banda andartësh grekë të ardhur nga Korfuzi. Deri në fund të v. 20 të shek. XX S. ishte ende një skelë e vogël me shumë pak ndërtesa, kryesisht baraka, më 1927 kishte gjithsej 800 banorë dhe nuk hynte në radhën e qyteteve. Diçka më shpejt u rrit në vitet 30-40, kur u zhvillua tregtia, u ndërtuan disa dyqane, magazina, shtëpitë e tregtarëve etj. Në fillim të viteve 30 merr trajtë edhe urbanistika karakteristike e S. — vendosja e rrugëve dhe e ndërtesave .shkallë-shkallë në përputhje me zbritjen e terrenit, u hap shëtitorja anës bregdetit, u ndërtua moli i ri, muri mbrojtës ndaj dallgëve të detit dhe dy rrugët kryesore. Më 1938 kishte 1800 banorë. Më 7 prill 1939 banorët u bënë qëndresë të armatosur pushtuesve italianë, ra trimërisht dëshmori Mitro Dhimërtika, Banorët e vazhduan qëndresën antifashiste dhe dhanë ndihmesë në Luftën ANÇ. U çlirua më 10.10.1944 nga Brigada XII dhe XIV S.
Pas Çlirimit S. u rrit me vrull sidomos pas shpërnguljes së qendrës së rrethit nga Delvina në Sarandë. U zhvillua kryesisht ind. ushqimore që përpunon lëndët e para bujqësore dhe blegtorale (jep 36% të prodhimit të përgjithshëm industrial të rrethit). Ka fabrikën e miellit, të makaronave dhe të biskotave, punishten e konservimit të midhjeve, të esencave bimore etj. S. dallohet për prodhimin e qilimave, sixhadeve dhe artikujve artistikë për eksport. Ind. mekanike përfaqësohet kryesisht nga ofiçina e riparimit të automjeteve të transportit rrugor, një nga më të mëdhatë e vendit.
S. ka 2 shkolla të mesme, 2 shkolla 8-vjeçare, bibliotekë, shtëpi kulture e të krijimtarisë popullore, estradë profesioniste, ansamblin e këngëve dhe të valleve popullore me emrin «Butrinti», kinema-teatër, 4 muze. Veprojnë dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, bërthama shkencore e arkeologjisë etj. Botohet gazeta Fitorja (shih). Klubi sportiv mban emrin «Butrinti». Ka spital, poliklinikë, shtëpi lindjeje, klinikë stomatologjike, qendër epidemiologjike, etj.
Ndërtimet pas Çlirimit e kthyen S. në një qytet krejt të ri, në një port detar, i treti nga rëndësia pas Durrësit e Vlorës dhe në një qendër turistike kombëtare. Qyteti u shtri nga ana e V e L duke u ngjitur edhe në shpatin e malit. Më 1979 shëtitorja anës detit u shtri nga J e V duke u bashkuar me rrugën për Ksamil dhe portin e ri. Ka filluar ndërtimi i një shtëpie të madhe pushimi për punonjësit, po pyllëzohet shpati P i malit të S.
✤ (rrethi). Shtrihet në pjesën më jugore të Shqipërisë, përfshin pellgun e Delvinës
zie malet përreth dhe Bregdetin e Sipërm. Në ? zgjatet në bregun e Jonit. Sipërfaqja 1097 im2. Popullsia 77517 banorë. Përfshin: 3 qytete-Saranda, qendra e rrethit, Delvina dhe Konispoli, 99 fshatra të grupuara në 15 fshatra të bashkuara. Dendësia mesatare 71,3 banorë për km2. Popullsia në qytet 27,5°/o në fshat 72,5%. Rritja natyrore 1,69%.
Mbizotëron relievi fushor e kodrinor, malet shtrihen kryesisht në skajet e rrethit (sidomos në L e V), duke i dhënë atij karakterin e një pellgu të mbyllur. Pjesa e brendshme e rrethit zihet nga fusha e Vurgut, fusha e Delvinës dhe fusha e Vrinës. Luginat kryesore: e Pavllës, e Leshnicës, e Bistricës, e Kalasës dhe e Borshit. Malet kryesore; në V Luca, maja më e lartë e rrethit (1833 m,) në VL mali i Gjerë, në J Saraqini dhe Mileja (1041 m), pjesën L e zënë një radhë vargmalesh, më të lartat prej të cilëve janë: Kazanja (1296 m), Shëndeniku (1618 m), mali i Dhivrit (1194 m), Shëndellia (1079 m), Mllezi (1040 m) etj; në P kodrat gëlqerore të Hamalloit, Lëkurësit dhe Ksamilit, në VP vargmali Konjak-Lavan-Mali i Bardhë (954 m). Lumenjtë: Bistrica, Kalasa, Pavlla, lumi i Borshit. Burimet nëntokësore; burimi i Bistricës (Syri i Kaltër), i Navaricës, Tatzatit, Sasajt, Borshit, Fterrës. Liqenet: i Butrintit, i Rrëzës (i Bufit) në L të Butrintit, liqeni artificial i Bistricës. Klima është mesdhetare tipike. Rr. i S. është zona më e ngrohtë e Shqipërisë. Temp. mesatare vjetore 16-17°C. mesatarja e muajit më të ftohtë 8-10°C, mesatarja e muajit më të ngrohtë 24-26°C. Temp. absolute më e ulët —7,3°C (Krane), më e larta 42.4°C (Çiflig, më e larta në Republikë pas Q. Stalin). Sasia e reshjeve 1352 mm (Sarandë.) Sasia më e madhe e reshjeve për 24 orë 230 mm
(Krane, shtator 1977). Pasuritë minerale kryesore: kripa e gurit (Dhrovjan, Bistricë), materiale ndërtimi (alahastër, mermer, tripol, travertinë). Tokat bujqësore:
livadhore të hinjta-kafe (35.8%), të hinjta-kafe malore (14.4%) etj. Pyjet e shkurret zënë 17% të sipërfaqes. Bimësia kryesore janë shkurret mesdhetare (makjet) që zënë viset deri në 600-800 m lartësi. Drurët kryesorë pyjorë: valanidhi, dushku, ilqja, rrapi, bredhi mesdhetar. Dru i rrallë: xhixhibanozi (Ceratonia siliqua).
Rr. i S. është rreth bujqësor-industrial i zhvilluar. Industria jep 54% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor të rrethit. Është zhvilluar me vrull gjatë pushtetit popullor, e specializuar kryesisht në përpunimin e lëndëve të para bujqësore e blegtorale. Para Çlirimit ind. përfaqësohej vetëm nga disa mullinj e punishte. Më 1980, kundrejt v. 1938, prodhimi industrial është rritur 77 herë, ndërsa kundrejt v. 1960 6 herë. Sot Rr. i S. ka 20 ndërmarrje e sektorë prodhimi industrial, që prodhojnë 230 artikuj, 15% e të cilëve eksportohen. Degët kryesore: ind. ushqimore jep 50% të prodhimit të përgjithshëm industrial të rrethit. Ka disa fabrika për prodhimin e vajit të ullirit, të lulediellit, të makaronave dhe të biskotave, të përpunimit të frutave, kantinën e verës, fabrikën e përpunimit të qumështit, e çembrionizimit të misrit (Delvinë), punishten e eseneave bimore, punishten e konservave të midhjeve. Ind. e lehtë prodhon qilima, sixhade, artikuj artistihë, artikuj mobilerie. Ind. elektrike përbëhet nga dy hidrocentrale mbi lumin e Bistricës dhe shumë të tjera të vogla në fshatra.
Bujqësia jep 46% të prodhimit të përgjitbshëm industrial e bujqësor të rrethit. Ka 12 koop. të bashkuara, 1 KTL dhe 4 NB; NB «Lukova» e specializuar për agrurne dlie ullinj, NB «Vrina» për drithërat e hukës, lulediellin, NB «Vurgu» për drithërat e bukës orizin, iulediellin dhe gjedhët për mish e qumësht, dhe NB «Sa-, randa» për pemëtari. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1946 (koo. e parë në fshatin Çiflig} dhe përfundoi më 1957. Sipërfaqja e punueshme zë 23% të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit nga të cilat 67.6 e zënë bimët e arave, 18% ullinjtë etj. Ujitet 61% e sipërfaqes së punueshme. Para Çlirimit kishte shumë këneta (Vurg, Mursi„ Borsh) dhe tokat përmbyteshin nga iumenjtë. Nga bonifikimi i kënetave janë fituar rreth 2500 ha tokë e re dhe janë përmirësuar 1000 ha. Janë hapur kanale ujitëse, si kanali «Thoma Filipeu» që ujit gjithë Vurgun e Vagalatin, sistemi i kanaleve të Bregdetit që merr ujë nga 1. Kalasa përmes tunelit të Sasajt, kanalet që ujisin fushën e Vrinës, Ksamilin etj. Janë ndërtuar 15 ujëmbledhës me një vëllim prej rreth 10 milionë m3 dhe aftësi ujitëse mbi 300 ha (ujëmbledhësi i Bezhanit me vëllim 4.5 milionë m3 etj.) Sot me mjete të mekanizuara kryhet 93% e plugimeve dhe e prashitjeve. Kulturat kryesore: gruri (52% e sipërfaqes së tokës arë), misri (16%), luledielli (17%), orizi, perimet, patatet, agrumet, pemët, vreshtat dhe ullinjtë qëzënë 33% t’ë sipërfaqes së punueshme. Për numrin e rrënjëve dhe prodhimin e agrumeve S. zë vendin e parë në Republikë, kurse për ullinjtë vendin e tretë. Rendimenti mesatar i grurit në zonën fushore 42 kv/ha, kurse në ekonomi të veçanta të Vrinës, Finiqit etj. 55 kv/ha, i misrit 56.5 kv/ha (në disa ekonomi 100 kv/ha). Në blegtori vendin kryesor e zënë dhentë. Ka tri koop. me drejtim blegtoral: Konispoli, Lefterohori dha Vergoi. Ka komplekse për rritjen e shpendëve dhe të qingjave, si dhe bletari dhe peshkim të zhvilluar, Është i zhviliuar transporti detar. Në Rr. e S. përfshihen pjesë të krahinave etnografike të Labërisë dhe Çamërisë, Gjenden zona etnografike e Vurgut, Partizani etj. Hrethi ka tradita në rriijen e përpunimin e ullirit, agrumeve, orizit, rrifjen e blegtorisë e përpunimin e prodhimeve blegtorale. Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar vendbanime parahistorike (Xarra, shih) dhe qendra qytetare ilire të fortifikuarasi Butrinti, Çuka e Ajtoit, Kalaj’a e Borshit, qyteti Foinike (Finiqi), Onhezmi (Saranda e sotme) etj.
Rr. i S. ka tradita të luftës për -liri e pavarësi si kundër shtypjes feudale-borgjeze, ashtu edhe kundër pushtuesve të huaj. Gjatë Luftës ANÇ u krijua çeta partizane «Çamëria» dhe batalioni «Çamëria». Më 1933 Rr. i S. nuk ka pasur asnjë shkollë të mesme. Sot ka 13 shkolla të mesme {4 të përgjithshme, 8 bujqësore dhe 1 të ndërtimit), përveç shumë shkollave të mesme pa shkëputje nag puna, 56 shkolla 8-vjeçare, 114 kopshte, 83 çerdhe. Janë ngritur 76 muze (nga të cilët 71 në fshat), Botohet gazeta lokale Fitorja (shih). Xa pallatin e kulturës, 21 kinema, estradë profesioniste ansambël amator të këngëve dhe valleve popuHore, ‘kliibin sportiv «Butrinti», degën e Li’dhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve; bërthafha shkencore të arkeologjisë etj.
Para Çlirimit’ kishte vetëm një spital të vogël me fare pak shtretër. Sot ka 7 spitale nga të cilat 5 në fshat, 11 qendra shënaetësore, 28 maternitete e shtëpi lindjeje, 98 ambulanca dhe këshillimore për hënën dhe fëmijën, 26 klinika e kabinete stomatologjike, 22 farmaci e degë të tyre, 8 laboratorë klinikë e 1 bakteriologjik, rrjet të gjerë të shërbimit tregtar e komunal etj.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Saranda