SHKOLLA E LARTË E PARTISË V.I.LENIN


SHKOLLA E LARTË E PARTISË V.I.LENIN
✤ Institucion arsimor i PPSH për arsimimin e komunistëve me ideologjinë marksiste-leniniste. U themelua më 8 nëntor 1945. Në fillim u hap si kurs partie dhe më pas u shndërrua në shkollë partie. Me rastin e 85-vjetorit të lindjes së V. I. Leninit, më 1955, me vendim të KQ të PPSH, iu dha emri Shkolla e Partisë «V. I. Lenin». Deri në vitin 1966 ajo funksionoi si shkollë e mesme 3-vjeçare dhe më 1961 u hap paralelisht edhe shkolla e lartë me afat studimi 3-vjeçar. Me vendim të veçantë të Byrosë Politike më 1966, Shkolla e Partisë riorganizohet duke u caktuar afati i studimit me shkëputje nga puna 2 vjet dhe pa shkëputje nga puna 3 vjet. Pranë saj u I funksionojnë kurset e kualifikimit të ekonomisë dhe të ideologjisë. Emërtimi Shkollë e Lartë e Partisë iu dha në vitin 1968. Në Shkollën e Partisë pranohen komunistë e punonjës me funksione drejtuese në organet e Partisë, të shtetit dhe të ekonomisë, drejjmes të organizatave të masave, punonjës të prodhimit që kanë kryer arsimin e mesëm ose të lartë. Këtë shkollë e mbarojnë çdo vit qindra kuadro. (R.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkolla E Lartë E Partisë V.I.Lenin


[cite]