Tërshëra

  Bimë, Bimë Mjekësore

Tërshëra

Tërshëra

(latinisht: Avena Sativa, familja Graminaceae)

Përdorimi:
Frytet e tërshërës përdoren për fuqizim në asteni; për nënat me fëmijë në gji për të shtuar qumështin; për qetësimin e sistemit nervor; kundër veprimtarisë së rritur të tiroides; për uljen e presionit të gjakut.

Përgatitja:
2 lugë supe me tërshërë kokërr zihen në 2 gota me ujë derisa lëngu të shterojë përgjysmë. Lëngu pihet gjatë ditës i ndarë në 3 pjesë të barabarta. Kundër kapsllëkut dhe majasëllit përdoret në mëngjes esëll 2-3 filxhanë me kafe tërshëre të kavardisur, pluhurosur.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=9180276


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Tërshëra":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/t%c3%abrsh%c3%abra-2
"Tërshëra," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018