FORMALIZËM
(Term nga fusha e artit)
Përkufizimi:
1. Vlerësimi e trajtimi i diçkaje duke i dhënë rëndësi vetëm formës a duke e mbivlerësuar këtë pa marrë parasysh përmbajtjen ose duke e mbivlerësuar këtë; trajtimi i një çështjeje duke u mbështetur vetëm tek ana e jashtme pa hyrë në thelbin e saj.
2. Drejtim idealist në filozofi, në logjikë, në teorinë e artit e në shkenca të tjera, që i jep rëndësi vetëm formës, duke e parë këtë si diçka në vetvete, të shkëputur nga përmbajtja e saj, ideore e nga realiteti objektiv ose e mohon fare përmbajtjen dhe që zhvillimin historik të botës e të shoqërisë e sheh si diçka abstrakte, sipas disa formulave e skemave të gatshme.
3. Rrymë dekadente në artin e në letërsinë duke u nisur nga baza filozofike idealiste e nga subjektivizmi, e sheh artin si sferë «të ndërgjegjes së kulluar» të shkëputur e të pavarur nga jeta dhe i kundërvihet realizmit, i jep rëndësi vetëm formës si qëllim në vetvete, e shkëput këtë nga përmbajtja, mohon përmbajtjen ideore dhe rolin njohës e edukues të artit e të letërsisë.
[cite]