MONOLOG
(Term letrar)
Përkufizimi:
1. Pjesë në prozë ose në vargje në një vepër letrare, që përmban kuvendimin e një personazhi me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve (në një shfaqje teatrale); pjesë dramatike me një personazh, zakonisht me një akt a me një skenë të vetme.
2. Shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave të një personazhi duke kuvenduar me vetveten si mjet artistik që përdoret nga shkrimtarët në veprat letrare.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "MONOLOG" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/monolog