ÇANO Besnik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Një nga përfaqësuesit kryesorë të rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar, drejtues i shquar i rezistencës antikomuniste. Lindi në Libohovë, më 1921. Përfaqësoi rininë nacionaliste në Konferencën e Mukjes (1-3 gusht 1943). Në tetor të vitit 1943 u kap pabesisht në Kavajë bashkë me Qeramudin Sulon [shih], tek po shkonin në Jug për të përcjellë mesazhin e kësaj marëveshjeje. Prej këtu u dërguan në Pezë, ku pasi u torturuan për vdekje nga komunistës, u pushkatuan më 29 tetor 1943. Më vonë me emrin e tij u pagëzua Batalioni i Rinisë së Ballit Kombëtar, që mori pjesë në luftime deri në Kosovës (qershor 1944).

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]