ÇEKINI Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1917 në Korçë. Më 11 nëntor 1952, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e organizimit të një grupi kundërshtar» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit kohë. U lirua më 28 mars të vitit 1961. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 263.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]