(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Arbëreshe e Italisë, e ardhur në Shqipëri në vitet ’30-të, pasi ishte martuar me publicistin e njohur të kësaj kohe, Nebil Çikën [shih]. Një zonjë e arsimuar dhe me kulturë të lartë, me një kontribut të spikatur në emancipimin e gruas shqiptare. U shpall kriminele lufte dhe armike e popullit. U riatdhesua në vitin 1946 si shtetase italiane. Më 29 shtator të vitit 1948, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të qytetit të Tiranës urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së luajtshme të saj. Gazeta Zyrtare, nr. 99, 15 nëntor 1948, fq. 8.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]