(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Një nga publicistët e mendimtarët më të njohur shqiptarë të viteve ’30-të Lindi në fshatin Borsh të Sarandës, më 1893. Mbaroi studimet në kolegjin francez të Korfuzit dhe studimet e larta në Stamboll. Atje, bashkë me Baha Tefikun, batoi një revistë satirike, e cila pas një viti u ndalua nga autoritetet. Botoi artikuj në gazetat dhe revistat me më zë të Stambollit dhe njihet si një nga përkthyesit e parë të Niçes në Turqisht. Qe redaktor dhe kryeredaktor i mjaft organeve të shtypit shqiptar të atyre viteve, si «Revista Pedagogjike», «Reforma », «Java», «Arbëria», «Miku i Popullit», «Minerva», «Bota e Re» etj. U pushkatua pa gjyq, më 12 nëntor të vitit 1944. Dy vjet më vonë, më 1946, e shoqja, Elsa Martineli [shih], me origjinë nga arbëreshët e Italisë, u largua nga Shqipëria. Më 29 shtator 1948, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të qytetit të Tiranës urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së luajtshme të tij. Në dhjetor të vitit 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin «Nderi i Kombit», bashkë me 36 intelektualë të tjerë të Tiranës të vrarë nga komunistët në periudhën 28 tetor-16 nëntor 1944, me motivacionin: «Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës II Botërore». Vepra: «Njimendësija shqiptare: Studim politik e psikologjik» (Tiranë, 1943). Mitrush Kuteli, Shënime letrare, Tiranë, 1944; Gazeta Zyrtare, nr. 99, 15 nëntor 1948, fq. 8; Arshi Pipa, Communism and Albanian Writers, 1959; Maksim Husi, Dy fjalë për lexuesin, në «Njimendësia shqiptare», Tiranë, pa datë, f. 129; gazeta «Mapo», nëntor 2012.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit