ÇOKA Profi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Tregtar. çoka Lindi më 10 mars të vitit 1910, në Tiranë. Të mesmen ekonomike e kreu në Rumani. Anëtar i grupit të rezistencës «Bashkimi Demokrat Shqiptar». U arrestua më 2 shkurt të vitit 1946 dhe u dënua me vdekje, me pushkatim. Më vonë dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm e pastaj në 101 vjet heqje lirie. Vdiq në vitin 1979, në moshën 70 vjeçare, në fshatin e Rozares, ku gjendej i internuar me gjithë familjen. Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, «Kumi», Tiranë, 2009, I, III, f. 82.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]