ÇOLLAKU Hamit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 shtator të vitit 1943, në fshatin Kërçishtë të Dibrës. Më 8 shtator 1981, Gjykata e Qarkut të Dibrës e deklaroi fajtor «për krimet e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes të mbetur në fazën e përgatitjes dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe e dënoi me 12 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 359.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]