ÇUPI Ndrec
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 prill të vitit 1921, në fshatin Kaçinar të Mirditës. Më 2 shtator 1952, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor si «bashkëpuntor e furnizues të diversantëve» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 206.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]