ÇINIU Meshan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 korrik të vitit 1928, në Delvinë. Kur u arrestua më 1952, ishte ende gjimnaziste. Më 30 mars 1953, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtore për «krimet: tradhëti ndaj atdheut; agjitacion e propagandë dhe moskallëzim të krimit të tradhëtisë», dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 3 shtator 1962 iu falën 2 vjet nga dënimi. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 384; Tomor Aliko, Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar nën terrorin komunist, Tiranë, 2007, f. 264.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]