ÇITOZI Bardhyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 11 mars të vitit 1957, në Krujë. Më 17 qershor 1976, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të kryer në formën e arratisjes mbetur në fazën e përgatitjes» dhe dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë (dënim i kombinuar). Gjatë kohës së burgut u ridënua sërish: më 11 shtator 1980, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion dhe propagandë», dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 441.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]