ÇOMO Drita
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Shkrimtare. Lindi në Tiranë, në vitin 1958. Në nëntor 1960, në moshën dy-vjeçare, u internua, për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishovës [shih]. I ati, Maqo Çomoja [shih], u dënua dhe u ridënua. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës e më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi u internua në Cërrik, ku dhe mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të sëmundjes së rëndë dhe të keqdashjes, nuk arriti të kryente maturën. Vdiq fill e vetme në moshë fare të re, më 19 shkurt 1981, në Spitalin Onkologjik të Tiranës: as në grahmat e fundit nuk iu lejua që të kishte pranë të ëmën. Që nga 9 prilli i vitit 2012 shkolla 9-vjeçare e qytezës së Cërrikut mban emrin «Drita Çomo». Vepra: «Dritë që vjen nga humnera» (ditar, 1997).

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]