XHINDI
K. D. USHINSKI
Përrallë për fëmijë
.jpg)
Më në fund kjo e mërziti njërin nga fshatarët e rinj, Egorin.
-Pritni, moj gra, -tha ai. –Unë do t’jua sjell xhindin të gjallë.
Priti Egori mbrëmjen mori thesin, pushkën dhe u drejtua për në pyll, duke mos i përfillur të luturat e gruas së tij frikamane. Gjithë natën u end nëpër pyll. Gjithë natën nuk fjeti gruaja e tij dhe me tmerr dëgjoi xhindin të qeshte fort dhe të thërriste “au” gjer në agim.
Vetëm në mëngjes u duk Egori të dalë nga pylli. Ai zvarriste thesin, ku duhet të ishte ndonjë gjë e madhe dhe e gjallë. Njërën dorë Egori e kishte të lifhur me leckëvdhe nga lecka dukej që ishte me gjak. Njerëzit nga të gjitha anët u mblodhën në oborrin e fshatarit dhe me frikë panë se si nxori ai prej thesi një lloj zogu të paparë kurrë, leshtor, me veshë, me sy të mëdhenje të kuq. Ai qëllon me sqepin e shtrëmbër, lëviz sytë, me kthetrat e mprehta rrëmon tokën. Laraskat dhe stërqokat, porsa e panë përbindëshin filluan ta godasin. Zhurmë dhe britma të frikshme u përhapën.
-Bufi! – thirri një plak. –Unë ju thashë se gjithë këto çapkënllëqe i bën bufi.
Perralla per femije
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "XHINDI" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/xhindi