Sinjali 84 – NDALIM PUSHIMI

Sinjali 84 Sinjalet e Ndalimit

NDALIM  PUSHIMI
 
NDALIM  PUSHIMI
Sinjali nr 84, ndalon pushimin e mjetit (lënien e mjetit pa drejtues dhe lënien e tij të të parkuar) por e lejon qëndrimin e mjetit. Nëse nuk është i shoqëruar me një panel plotësues sinjali në qendrat e banuara është i vlefshëm nga ora 8-20 dhe jashtë qendrave të banuara 24 orë në 24. Ndalon pushimin në atë anë

(krah) të rrugës ku është vendosur dhe jo në të dy anët e rrugës; i mbaron vlefshmëria pas kryqëzimit të parë, nëse nuk përsëritet si sinjal i shoqëruar me panelin plotësues të vazhdueshmërisë. Sinjali nuk vendoset në ato vende ku është në fuqi rregullli i përgjithshëm i ndalim pushimit si, në kthesa, në kurriz rruge apo kryqëzime. Panelet plotësuese që e shoqërojne këtë sinjal janë: kufizimi (sinjali numër 126) zgjatje (sinjali numër 127) fillimi (sinjali numër 128) vazhdimi (sinjali numër  129) fundi (fig 130) si dhe fig.141, 125, 124.
 
 
_____________________________
– Autoshkolla online – 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Ndalimit
 
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 84 – NDALIM PUSHIMI" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-84-ndalim-pushimi