Sinjali 20 – NGUSHTIM ASIMETRIK I RRUGËS (NGA E MAJTA)

NGUSHTIM  ASIMETRIK  I  RRUGËS  (NGA  E  MAJTA)
 
 
NGUSHTIM  ASIMETRIK  I  RRUGËS  NGA  E  MAJTA

Sinjali numër.20 paraqet një ngushtim në anën e majtë të karrexhatës apo të rrugës (për shembull , për shkak të një dëmtimi të rrugës apo të punimeve në rrugë) dhe paraqet

veshtirësinë që krijohet gjatë shkëmbimit të mjeteve që vijnë nga sense të kundërta me njëri-tjetrin. Po të jetë me fushë të verdhë vendoset në prani të një kantjeri rrugor. Në prani të sinjalit numër.20 janë të ndaluara manovrat: e parakalimit, të qëndrimit, të pushimit, të

kthimit të sensit të lëvizjes, të lëvizjes prapa. Si norme sjelljeje duhet: të ngadalësojmë shpejtësinë dhe nëse një mjet është futur në ngushtim të rrugës para nesh të ndalojmë e të japim përparësi . Mund të shoqërohet edhe me një panel plotësues që tregon gjatësinë e rrugës së ngushtuar. Është gabim të thuhet se sinjali numër.20 paraqet një ndërprerje (kryqëzim) të dy rrugëve .

_____________________________
– Autoshkolla online – Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 20 – NGUSHTIM ASIMETRIK I RRUGËS (NGA E MAJTA)" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-20-ngushtim-asimetrik-i-rruges-nga-e-majta