Kemi kënaqësinë t’ju themi se fjalori i gjuhës greke pritet të kompletojë fazën e tij të parë përpara vitit të ri. Siç ju njoftuam dy muaj më parë për rifillimin e punimeve të fjalorit, që do merrej me korrigjimet dhe përmirësimet e mundshme; ndërsa tani dëshirojmë t’ju
informojmë se ka disa ditë që po testohet për shtimin e lakimeve të fjalëve të cilat shpresojmë të kenë mbaruar brenda muajit dhjetor. Dhe me këtë mund të themi që kjo fazë mbaron me sukses. Ky fjalor e filloi odisenë e tij në verën e vitit 2013, vetëm për t’u ngritur online në prill të ketij viti. Është një nga punët tona më të mira edhe pse ende work in progress. Megjithatë portali i greqishtes ka për t’u pasuruar herë pas here me materjale, siç mund të jenë mësime, dialogje, shënime gramatikore dhe burime të ndryshme.
Fjalori i Gjuhës Greke – Përditësim
Planet për pasurimin e mëtejshëm të fjalorit të greqishtes do të varen nga realizimi i projekteve të tjera që Shqipopedia do të realizojë.
Gjithë të mirat,
§hefi🤗
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Fjalori i Gjuhës Greke – Përditësim" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/fjalori-i-gjuhes-greke-perditesim