Rifillojnë punimet e fjalorit greqisht

Shqipopedia ka kënaqësinë t’ju njoftojë se në radhët tona është shtuar Bleta Punëtore. Bleta, që thoni ju, kontaktoi me ne dhe shprehu dëshirën për të dhënë kontributin e saj. Prandaj dhe dëshirojmë t’ju njoftojmë se së shpejti do të rifillojnë punimet për përmirësimin e fjalorit greqisht shqip.

Gjatë kësaj faze do të përmirësohen përkthimet e fjalorit dhe do të rregullohet ndonjë gabim i mundshëm. Në një fazë tjetër të mëpasshme do të shtohen lakimet dhe ilustrimet e fjalëve. Nuk është  vendosur akoma se kur do të shtohet numri i fjalëve të fjalorit.

Po përfitojmë nga rasti që ta mbyllim me një thënie të lashtë.

Υπάρχει μόνο ένας τρόπος  για να αποφύγεις την κριτική: Να μην κάνεις τίποτα, να μην λες τίποτα, και να είσαι ένα τίποτα.

Αριστοτέλης

Ekziston vetëm një mënyrë për të evituar kritikën, të mos bësh asgjë, të mos thuash asgjë të jesh një asgjë.

Aristoteli

Bleta fillim të mbarë🤗!

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Rifillojnë punimet e fjalorit greqisht" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/rifillojne-punimet-e-fjalorit-greqisht