Pas një periudhë të gjatë pauze në përditësimin e punimeve, këtë muaj u bënë ndryshime kolosale përsa i përket organizimit të Shqipopedias.
Blogjet e panumërt të Shqipopedias në internet që iu kanë shërbyer me miliona shqiptarëve dekadën e kaluar, u përqëndruan në domejnin e saj të vetin…
Pra të gjitha blogjet (nja 80 syresh me rreth 10 milionë shikime) që ishin të parkuara te platforma
blogger (blogspot) pasi u transferuan ose tek wiki, te fjalori apo dhe forumi, u fshinë njëherë e përgjithmonë. Edhe pse ato ishin blogje të stabilizuara dhe ishin ishuj strategjikë në internetin shqiptar më miliona vizitorë dhe shikime, u pa e arsyeshme të jenë brenda sajtit kryesor. Këto lëvizje u bënë pasi numri i madh i tyre e bënte më të vështirë menaxhimin, mirëmbajtjen dhe navigimin.
Një arsye më e rëndësishme është se autori nuk është në pronësi të blogut ai mund të të bllokohet në çdo çast dhe hidhu përpjetë pastaj nuk do t’ja dijë njeri.
Gjëra që na kanë ndodhur disa herë madje edhe me blogje private dhe ato që ishin me ridrejtim pa shkelje rregulloreje, ndonjëherë edhe skripti i gugllit e kap dhe nuk ke çtë bësh.
Hapi i radhës është spostimi dhe fshirja e subdomaineve i të gjitha projekteve të gjuhëve dhe fjalorëve të huaj. Për një manaxhim dhe lundrim më të mirë duhet të zhvendosen dhe mbledhen te subdomaini [fjalor] (nja 20 syresh)
Madje edhe blogu i Shqipopedias tani është inkuadruar tek wiki.shqipopedia.org si një kategori më vete duke transferuar të gjitha postimet këtu. Ky është postimi i parë që bëhet këtej. )
Pra tashmë Shqipopedia ka vetëm katër kolona
SHQIPOPEDIA.org = faqje pritëse (të gjitha materjalet e saj u spostuan tek wiki)
Kolona 1 është WIKI.shqipopedia.org = ndodhen rreth 50 mijë postime
Kolona 2 është FJALOR.shqipopedia.org = do shkojnë fjalorët dhe mësimet e gjuhëve të huaja
Kolona 3 është FORUM.shqipopedia.org = këtu diskutojmë dhe komunikojmë.
Kolona 4 është BLOGU = këtu shtohen postimet që kanë lidhje me Shqipopedian