Hipofiza
A. Hormonet e hipofizës 1. Pjesa e përparme e hipofizës: a. GH, hormoni i rritjes (angl: growth hormone). b. PRL, prolaktina. c. ACTH, hormoni adrenokortikotrop (angl: adrenocorticotropic hormone). d. TSH, hormoni stimulues i tiroides (angl: thyroid-stimulating hormone). e. LH, hormoni luteinizues (angl: luteinizing hormone). f. FSH, hormoni stimulues i folikulave (angl: follicle-stimulating hormone). 2. Pjesa e pasme e hipofizës: a. AVP, argininë vazopresina; njihet ndryshe edhe si ADH, hormoni antidiuretik (angl: arginine vasopressin, antidiuretic hormone). b. Oksitocina. 3. Hormone të ngjashme me hormonet e hipofizës: a. Hormoni që njihet si hPL (angl: human placental lactogen, ‘laktogjeni i plaecntës njerëzore’), dhe që prodhohet nga placenta, është shumë i ngjashëm me hormonin GH (hormoni i rritjes). b. Hormoni që njihet si hCG (angl: human chorionic gonadotropin, ‘gonadopropina korionike njerëzore’), dhe që prodhohet nga placenta, është shumë i ngjashëm me hormonin LH (hormoni luteinizues). B. Prolaktinoma C. Akromegalia |