Ikteri

A. Njohuri fillestare
1. Ikter = zverdhje e konjuktivës, e lëkurës, dhe e mukozave. Zverdhja vihet re kur niveli i bilirubinës kalon 2 mg/dl.
2. Bilirubina e konjuguar është direkte; bilirubina e pakonjuguar është indirekte. Bilirubina e pakonjuguar është e tretshme në lipide dhe e përshkon barrierën cerebrovaskulare lehtësisht.
3. Kernikterusi shfaqet kur bilirubina arrin 20 mg/dl.
4. Shkaqet e hiperbilirubinemisë janë 2 llojesh: prodhim i tepërt i bilirubinës (anemitë hemolitike), ose sekretim i pamjaftueshëm i bilirubinës nga mëlçia (sindromat kongjenitale, kolestaza intrahepatike, kolestaza ekstrahepatike).

B. Anemitë hemolitike
1. Rritja e nivelit të bilirubinës është pasojë e shkatërrimit të hemit të eritrociteve.
2. Shenjat dhe simptomat: varen nga lloji i anemisë; në çdo anemi pacientët ndiehen të lodhur, s’kanë fuqi, etj.
3. Diagnoza: Testi Coombs pozitiv, nivel i ulur i haptaglobinës; hemosiderinë në urinë.
4. Në të porsalindurit 7 ditë pas lindjes shihet verdhëza fiziologjike; verdhëza nuk është kurrë normale kur shihet që në ditën e parë të jetës.

C. Sindromat kongjenitale

Tabela 1. Hiperbilirubinemia kongjenitale.

Sindroma Tiparet Prognoza e trajtimi
Gilbert ·  Prek 5% të popullsisë.

·  Defekt i lehtë i glukuronil transferazës.

·  Shenjat dhe simptomat: ikter, rritje e nivelit të biliribinës të pakonjuguar (indirekte).

Sëmundje krejt beninje, nuk ka nevojë për trajtim.
Crigler-Najjar ·  Mungesë gjenetike e glukuronil transferazës.

·  Niveli i bilirubinës të pakonjuguar rritet.

·  Fenobarbital.

·  Tipi I është sëmundje e rëndë; shihet në të porsalindurit, shoqërohet me kernicterus; fëmija vdes pa bërë 1 vit.

·  Tipi II është më i lehtë, pacientët nuk kanë probleme klinike.

Rotor ·  Shoqërohet me rritje të bilirubinës të konjuguar (direkte). Nuk ka nevojë për trajtim.
Dubin-Johnson ·  Defekt i sekretimit të bilirubinës të konjuguar.

·  Rritje e nivelit të bilirubinës të konjuguar, ikter, nxirje e mëlçisë.

Sëmundje e lehtë, nuk ka nevojë për trajtim.

D. Kolestaza intrahepatike (kolestaza hepatocelulare)
1. Mund të jetë pasojë e hapatitit viral ose e cirozës.
2. Mund të jetë pasojë e hepatitit të shkaktuar nga barnat (paracetamoli, metotreksati, kontraceptivët oralë, fenotiazinat, izoniazidi, flukonazoli).
3. Diagnoza: transaminazat e rritura; biopsi nëse është e nevojshme.
4. Trajtimi: ndalim i ilaçeve shkaktare; trajtim i hepatitit viral.

E. Kolestaza ekstrahepatike
1. Ndër shkaqet përmenden koledokolitiaza, kanceri i rrugëve biliare, kanceri i pankreasit, kolangiti, ciroza biliare.
2. Ciroza biliare parësore:
a. Sëmundje autoimune, zakonisht sëmundje që prek gratë.
b. Shenjat dhe simptomat: verdhëz, kruarje, hiperkolesterolemi.
c. Diagnoza: bazohet në pamjen klinike dhe në provat serologjike; antitrupat antimitokondriale janë 90% sensitive.
d. Trajtimi: transplant i mëlçisë.
3. Ciroza biliare dytësore mund të vijë si pasojë e obstruksionit të zgjatur të rrugëve biliare (p.sh. si pasojë e kolangitit).
4. Shenjat dhe simptomat: feçe pa ngjyrë, bilirubinë e shtuar në urinë, mospërthithje e yndyrnave në zorrë, kruarje, hiperkolesterolemi, xanthoma.
5. Diagnoza: CT skaneri dhe ERCP (Endoscopic retrograde cholangiopancreatography) nëse dyshohet për tumor.
6. Trajtimi: sipas shkakut.

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]