Shabat
(hebraisht)

E shtunë, festa më e madhe çifute. Në shabat rreptësishtë është e ndaluar kryerja e çfarëdo pune. Veprimet që i ka ndaluar Tora Gojore quhen avot melahot (veprime prototip), numri i të cilave arrin në tridhjetenëntë. Ligjet e rabinëve i kanë ndaluar edhe veprimet që dalin nga këto tridhjetenëntë, apo që i nxisin ato. Shprehjet me të cilat urohet festa: Shabat shalom! Të uroj të shtunë të paqes! Përgjigjja: Shabat shalom umvorah! Të shtunë të qetë dhe të bekuar! Tek Safaridët thuhet edhe: Buen shabat! Të shtunë të mirë! Në çka përgjigjet: Buen shabat! Të shtunë të mirë! Tek ashkinezët : Hag sameah! Gëzuar festën! Përgjigjja: Hag sameah! Gëzuar festën! Apo te jidishët: Gut Jontef! Mirë (urime) festa! Përgjigjja: Gut Jontef! Mirë (urime) festa!

Besimi — Judaik

[cite]