TRAGJIK
(Term letrar)
Përkufizimi:
1. Që ka të bëjë me tragjedinë, që i përket tragjedisë, i tragjedisë; që është karakteristik për tragjedinë, që të mallëngjen e të prek thellë.
2. Veçori e botës emocionale që përshkon një vepër letrare ose artistike, e dhënë nëpërmjet një gjendjeje pa rrugëdalje që vjen nga mospërputhja ndërmjet synimeve të heroit e mundësisë së realizimit të tyre dhe që e çon atë në një fund të hidhur; tragjizëm.
[cite]