Ebu Hanife
(arabisht)

En-nu’man ibnu Thabit i njohur me emrin Ebu Hanife. U lind në vitin 80/700 dhe jetoi deri në vitin 150/767 në Kufë. Ishte përfaqësuesi më i madh dhe më i njohur i shkollës hanefite dhe njëri prej dijetarëve më të mëdhenj në historinë islame. Për ta ruajtur pavarësinë intelektuale dhe nga frika e ndikimit të halifëve në marrjen e vendimeve, refuzoi ofertat e emevitëve e pastaj edhe të abasidëve që të bëhet gjykatës suprem (kadi kudat) i shtetit. Për shkak të refuzimit u burgos dhe vdiq në gjendje të rëndë. Shkolla e tij karakterizohet për gjerësi dhe thellësi mendimi. Për burime juridike i pranonte Kur’anin, hadithin, fetfatë e as-habëve, ixhmain, kijasin etj. Është shkolla më e përhapur dhe më racionale në islam. Në botë njihet me emrin ‘medhhebi hanefi’. Ka shkruar shumë vepra “El-Fikhul ekber”, “Kitabul Vasijje”, “El-Alimu vel-Muteal-limu”, “El-Musnedu” etj.

Besimi — Mysliman

[cite]