Islam
(arabisht)
Nënshtrim, dorëzim i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm, i qëllimshëm ndaj vullnetit të Zotit, Një dhe i Vetëm. Koncept i përgjithshëm, që përfshin të gjitha aspektet e jetës së njeriut të shpallura në librat e Zotit në Zebur, Tevrat, Inxhil dhe në veçanti në Kur’an; feja e Allahut. Islami, në aspektin e besimit, është po ai që nga Ademi a.s. e deri te Muhamedi a.s., por në aspektin e ritualeve, format e islamit kanë ndryshuar gjatë historisë. Aspektin praktik të islamit e përbëjnë pesë shtyllat e tij: shehadeti, namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi.
[cite]