Kurban
(arabisht)
Sakrificë, prerja e një kafshe në emër të Zotit, qoftë ai dash, viç apo deve. Prerja duhet të bëhet në tri ditët e para të Bajramit të Kurbanit. Sakrifica rituale që lidhet me Ibrahimin a.s. dhe të birin e tij Ismailin. Kurbani, sipas islamit, ndërron traditën e deriatëhershme semite pagane të therjes së njeriu (djalit të madh) në emër të hyjnive kafshë e në dëm të njerëzve. (Përveç aspektit fetar, kurbani ka edhe karakter humanitar-social).
[cite]