Muavije ibnu Ebi Sufjan
(arabisht)
Shok i Pejgamberit a.s. I përket fisit Kurejsh. Islamin e pranoi pas çlirimit të Mekës. Gjatë sundimit të Omer ibnul Hatabit dhe Othman ibnu Affanit u caktua mëkëmbës në Siri. Pas vdekjes së Othmanit, ra në konflikt të armatosur me Aliun r.a. dhe pas tij u bë halif i myslimanëve. Selia e shtetit islam u transferua nga Medina në Damask. Gjatë sundimit të tij kufijtë e shtetit islam u zgjeruan në të gjitha anët. Vdiq në vitin 60 të hixhretit.
[cite]