Xhamia
(arabisht)
Institucioni themelor edukativo-arsimor i myslimanëve; objekti qendror me minare, ku myslimanët tubohen për ta kryer bashkërisht faljen e namazit, marrjen e mësimeve fetare si dhe kryerjen e obligimeve të tjera ndaj Zotit. Për dallim nga fjala mesxhid, që ka domethënien çdo objekt në të cilin falet namazi, fjala xhami përdoret për objektet që janë ndërtuar veçanërisht për këtë akt fetar dhe kanë në përbërjen tyre minaren.
[cite]