(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 14 shkurt të vitit 1952, në fshatin Lapardha të Beratit. U arrestua më 12 shtator 1980. Më 19 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Vendimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 14 janar 1981. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 403.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]